E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimet sociale Ksera Do mbeshtesim OJF-te serioze

Qeveria do të mbështesë çdo organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime cilësore sociale për komunitetin. Kështu ka deklaruar Ministri i Punës, Spiro Ksera gjatë vizitës në një nga qëndrat sociale jopublike në Shkodër, e cila prej 16 vitesh merret me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar.

Ministri Ksera gjatë vizitës në Qendrën “Projekti Shpresa” u njoh me ambientet në të cilat ofrohen shërbimet. Ai bisedoi me përfituesit e shërbimeve dhe prindërit e tyre. Kjo qëndër ofron shërbime rezidenciale ditore për 94 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara.

Stafi i kësaj qendre përbëhet nga specialistë të fushave të ndryshme, si edukatorë, kujdestarë, logopedistë, të cilët ofrojnë shërbime edukimi dhe terapi specifike për çdo fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›