E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra hesht nuk ka tjeter vec Dinamos

Flamurtari peson humbjen e pare dhe te vetme ne Durres

Ndeshja e pare qe ka ndezur javen e 5-te te kampionatit te 72-te te Kategorise Superiore ishte Teuta-Flamurtari. Por me interesantja ishte sfida e luajtur ne Shkoder mes Vllaznise dhe Dinamos. Dominon Dinamo e cila brenda 10 minutash ne transferten e Loro Boricit ka shenuar 3 gola 3 here me argjentinasin Martinena dhe Bakajn. Nje prishje e festes se kuqebluve qe kane organizuar edhe perurimin e tapetit te ri te stadiumit te tyre ku ka qene i pranishem edhe presidenti i FSHF-se Armand Duka. Pjesa e pare ka perfunduar me fitoren e paster 3-0 te kampioneve blu ndersa e dyta eshte zhvilluar me shume ne mesfushe sepse kryeqytetasit mendojne te administrojne epersine ndersa kuqeblute nuk kane forca per te rikuperuar gje. Duhej te vinte minuta e 71-te kur argjentinasi dinamovit Martinena te plotesonte tripleten e tij ne kete ndeshje duke e cuar ne 4-0 numrin e golave te Dinamos. Ndeshja qe ka filluar ne oren 1500 ne stadiumin Niko Dovana te Durresit. Ky ballafaqim i ethshem dhe me nje Teute teper kerkuese dhe te uritur per fitore ka sjelle ndalesen e pare te skuadres kryesuese te Superiores deri me tani Flamurtarit te Vlores. Kuqezinjte e Vlores kane pesuar humbjen e pare ne kampionat pikerisht ndaj djemve te detit qe nuk e kishin shijuar ende deri ne javen e 5-te fitoren. Me vetem dy barazime te bardha ne javen e pare ndaj Lacit dhe ne javen e 4-t ndaj Beses Teuta konsiderohej nje rival i lehte dhe i kalueshem ne leter per vlonjatet por ne fakt ajo qe ka shfaqur fusha e lojes ka treguar te kunderten. Durrsaket jane shfaqur teper te vendosur per te marre maksimumin ndaj kuqezinjve te drejtuar nga Gugash Magani nderkohe qe miqte kane vuajtur gabimet e tyre ne mbrojtje. Dy gola te realizuar nga Cota me fillimin e pjeses se dyte te lojes pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim te bardhe 0-0 ne minutat 50-te dhe 58-te kane gatuar edhe suksesin e durrsakeve ne javen e 5-te te kampionatit. Duhet theksuar se pas golit te pare te Teutes shenuar nga Cota ne minuten e 50-te vlonjatet e kane gjetur shpejt golin e barazimit. Fale nje gabimi te portierit vendas Rizvani i cili nuk ka bere asgje per ta evituar topin e nisur qe nga goditja e kendit prej Prognit topi ka perfunduar i pashqetesuar ne rrjeten durrsake. Shifrat barazohen duke dhene te kuptojne se Flamurtari nuk pajtohet kurrsesi me disavantazhin. Por nuk ishte e thene sepse pa kaluar mire 3 minuta nga goli i barazimit te Prognit eshte serish Cota ai qe ka kaluar Teuten ne epersi pikerisht ne minuten e 58-te. Vlonjatet shokohen edhe pse mundohen te rigjejne barazimin por eshte e pamundur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›