Atletika e SK Tiranës, anashkalohet nga pagesat
Ekipi atletikës së Tiranës ka dalë paraditen e sotme para dyerve të Bashkisë për të protestuar për pagesat për dietat ushqimore këtë vit, që sipas tyre përkthehet në përjashtim. Një grup sportistësh mes të cilëvë Klodiana Shala dhe Admir Bregu tregojnë se për këtë përgjegjës është Sekretari i Klubit, Vladimir Rada që nuk ka dhënë asnjë sqarim.
Klodiana Shala, Sportiste e SK Tirana
“Ky shef klubi, i cili emërohet nga Bashkia e Tiranës, pretendon se e ka përjashtuar atletikën si pjesë e këtij klubi, vetëm e vetëm për të mos kryer pagesat që ligjërisht i takojnë këtyre sportistëve dhe t’i përdorë ato në përputhje me interesat personale.”
Sportistët deklarojnë se kanë marrë pjesë në të gjitha garat kombëtare duke marrë edhe medalje dhe tani presin paratë. Por nuk ecën në të njejtën linjë Shefi i Klubit Rada, që thotë që mënjanimin nga dietat është kolegjial i marrë 1 vit më parë. Sipas Vladimir Radës klubi ka mundësi vetëm ata ekipe që kanë ambjente stërvitore dhe SK Tirana ka ambjente të përshtashme për atletikën.
Vladimir Rada,Shef i SK Tirana
“Atletika nuk është shkrirë, por ne nuk mund të japim lëmoshë për sportistë, që nuk japin rezultat por duhet të bëjmë një seleksionim duke u bazuar në kushtet ekonomisë së tregut.”
Rada pranon se ka bërë gati dhe do t’i dërgojë një letër sqarimi sportistëve. Klubi Shumësportësh Tirana konkuron në 25 ekipe nga të cilët 10 marrin trajtim ushqimor.