E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana East Gate, nis ndërtimi i qendrës tregëtare

Kështu kryeministri Berisha në prani edhe të ministrit Olldashi dhe Basha, ka inaguruar fillimin e punimeve për ngritjen e qendrës më të madhe tregtare në vend e quajtuar Tirana East Gate, Porta Lindore e Tiranës. Investimi prej afro 50 milionë eurosh për një qendër me standarte perëndimore në sektorin e shitjeve me pakicë mundësohet nga grupi Balfin, i suksesshëm aktualisht me një tjetër qendër tregtare atë QTU, në bashkëpunim edhe me Fondin shqiptaro-amerikan për zhvillin dhe një huaje prej 24 milionë eurosh nga Banka Europiane për rindëritm dhe zhvillim. Kryeminsitri Berisha ka përgëzuar për këtë sipërmarrje Drejtorin ekzekutiv të kompanisë Balfin, biznesmenin e sukssheshëm Samir Mane.
Berisha “Investimi prej rreth 50 milionë eurosh që do të hapë direkt dhe indirect 2500 vende pune. Samiri e ka projektuar me 2 kate por me ndërtimin e boshtit qendror jugor do të duhet ta bëjë me 4.”
Përveç kënaqësisë së blerjes me cilësi dhe çmime të favorshme, kjo qendër tregtare do të ofrojë edhe mundësi të shumta argëtimi.
Pavarësisht klimës jo të favorshme për të siguruar kredi tregtare, grupi Balfin ka mundur që gati gjysmën e këtij investimi të sigurojë nëpërmjet një huaje nga BERZH.
Qendra tregtare Tirana East Gate po ngrihet në sipërfaqen e ish-kartodromit në Mullet dhe pritet që të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Me një sipërfaqe totale prej gati 100 mijë metrash katrorë dhe mëse 1600 vende parkimi, kjo qendër do të jetë më madhja e një modeli perëndimor në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›