Atletiko Madrid kërkon Dos Santos
Londër - Ish sulmuesi meksikan i Barcelonës, Xhovani Dos Santos mund të luajë tek ekipi i Atletikos së Madridit sezonin e ardhshëm. Lajmin e bën të ditur e përditshmja angleze "Sun", e cila bën të ditur se lojtari ka ndërmend të kthehet në Spanjë pas një viti jo të kënaqshëm në radhët e Totenhemit.
Në fakt për lojtarin është interesuar edhe ekipi tjetër i Barcelonës, Espanjoli i cili i ka ofruar Totenhemit 5 milionë euro për transferimin e lojtarit në Spanjë.
Në fakt për lojtarin është interesuar edhe ekipi tjetër i Barcelonës, Espanjoli i cili i ka ofruar Totenhemit 5 milionë euro për transferimin e lojtarit në Spanjë.