Atletiko, “Supermbreti” i Europës

Atletiko e Madridit hodhi poshtë të gjitha parashikimet, teksa triumfoi 2-0 ndaj Interit në finalen e Superkupës së Europës. Sanjollët u treguan më pragmatikë se zikaltërit e Rafa Benitezit, ky i fundit dështoi në të parin duel ndërkombëtarët me fituesit në fuqi të Ligës së Kampioneve.
Zhoze Antonio Rejes mposhti me një goditje diagonale brenda zonës në minutën e 62-të portierin brazilian të Interit, Hulio Sezar, duke i dhuruar ekipit të tij avantazhin. Kun Aguero dyfishoi rezultatin në minutën e 83-të, duke vulosur përfundimisht fitoren e bujshme të skuadrës spanjolle.
Diego Milito nuk arriti të shënojë nga pika e penalltisë në minutën e 90-të.
Me këtë fitore te Atletikos, Interi humbi mundësinë e artë për të barazuar arritjen e Barcelonës së Pep Guardiolës, që sezonin e kaluar i fitoi të gjashtë trofetë e mundshëm.
Interi, tashmë i mbetet të shpresojë në suksesin ndërkombëtar të Botërorit të Klubeve.
Atletiko e Madridit bëhet skuadra e 23-të që ka fituar Superkupës së Europës.
UEFA shpërbleu fituesin e Superkupës së Europës me një shumë prej 2.5 milionë euro, ndërkohë që humbësi përfiton nga qeveria e futbollit europian 2 milionë euro.
Ajaksi i Amsterdamit është dhe fituesi i Superkupës së parë së Europës, të zhvilluar për herë të parë në janar të vitit 1974, por që i llogaritet vitit 1973.
Milani, klubi me më shumë trofe ndërkombëtarë në planet, e ka fituar atë pesë herë: në vitin 1989, 1990, 1994, 2003 dhe 2007.
LIBRI I ARTË
2010
Atletiko e Madridit
2009 Barcelona
2008 Zenit
2007 Milan
2006 Sevilja
2005 Liverpuli
2004 Valencia
2003 Milan
2002 Real Madrid
2001 Liverpuli
2000 Galatasaraj
1999 Lacio
1998 Çelsi
1997 Barcelona
1996 Juventus
1995 Ajaksi
1994 Milan
1993 Parma
1992 Barcelona
1991 Man. Junaitid
1990 Milan
1989 Milan
1988 Meshelen
1987 Porto
1986 Steaua
1984 Juventus
1983 Aberdeen
1982 Aston Villa
1980 Valencia
1979 Notingam Forest
1978 Anderleht
1977 Liverpul
1976 Anderleht
1975 Dinamo Kiev
1973 Ajaksi
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 28 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili