Murinjo akuzaBenitez: Ia lashëçdo gjë gati
MADRID- Pavarësisht se është mijëra kilometra larg, Zhoze Murinjo vazhdon të flasë thuajse çdo ditë për Interin. Trajneri i ri i zikaltërve Rafa Benitez është kthyer në “shënjestrën” e tij të preferuar, gjë që ka ndodhur edhe në kohën që ata ishin të dy bashkë në Angli. “Benitez tek Interi nuk po vuan aq sa kam vuajtur unë, - u shpreh Murinjo. – Puna e tij është një ëndërr.
Kur një trajner shkon në një klub dhe në një muaj ka shansin të fitojë Superkupën e Italisë, Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale, është një parajsë. Ai e ka gjithçka gati”, deklaroi trajneri i Realit të Madridit. Më pas, Murinjo bëri një krahasim me situatëne e tij në kryeqytetin spanjoll. “Unë te Reali kam fituar Kupën Bekenbauer dhe Kupën e Alikantes, tani mund të fitoj atë të Bernabeut. Jam një trajner që është në një klub të ri dhe që më duhet të ndërtoj një skuadër, ndërsa Benitezit jo. Ai e ka gjithçka gati: klubin, futbollistët. Ajo e tija nuk është një punë, por një ëndërr”, tha portugezi. Pasi ka mbyllur kapitullin Benitez, Murinjo i është kthyer temës Baloteli, që kaloi te Mançester Siti. “Mario i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një kampion. Ka potencial të madh, por tani ka ardhur koha që të rritet dhe të bëhet burrë”, u shpreh Murinjo.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)