KEK-u e Trepça '89 kërkojnë fitoren e dytë

Prishtinë, 28 gusht - KEK-u dhe Trepça '89 synojnë të vazhdojnë me fitore edhe në xhiron e tretë të Raiffeisen Superligës. Këto dy skuadra takohen të shtunën (sot) nga ora 17:00 në stadiumin "Agron Rama" në Kastriot, në ndeshjen e parë të javës së tretë. KEK-u në xhiron e dytë kishte mposhtur Drenicën si mysafir me rezultat minimal 1:0. Fitore minimale në javën e dytë ka shënuar edhe Trepça '89, që mposhti rivalen lokale Trepçën. Në javën e parë "elektricistët" kanë humbur nga Prishtina, ndërsa "xehetarët" barazuan me Ferizajn.
"Kundër Trepçës '89 synojmë fitore, për të kompensuar humbjen e pësuar në shtëpi nga Prishtina në xhiron e parë. Jemi të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për këtë takim. Do të jetë vështirë, por ne do të japim maksimumin. Trepça '89 ka skuadër të kompletuar dhe cilësore që di të fitojë edhe si mysafire", ka thënë mesfushori i KEK-ut, Valon Bajrami.
Skuadra e rikthyer në elitë, Trepça '89 synon të marr pikë në Kastriot.
"Synojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive edhe në javën e tretë. Nuk do të jetë aspak lehtë, por unë gjithmonë kam dëshirë të jem fitues. Nuk më pëlqen të largohem nga stadiumi si humbës. Ne do të udhëtojmë për të marrë pikë në Kastriot", ka thënë mesfushori i Trepçës '89, afrikane Sylvester Ambe.
Pesë ndeshjet e tjera të xhiros së tretë zhvillohen të dielën.
Raiffeisen Superliga java III
E shtun렠 (17:00)
KEK-u - Trepça '89
E diel (17:00)
Besa - Prishtina
Vëllaznimi - Liria
Trepça - Ballkani
Ferizaj - Flamurtari
Hysi - Drenica