Atdhe Nuhiu, fituesi i madh i Rapidit

Rapidi i Vjenës ia doli të eliminojë gjigantin anglez, Aston Vila, nga Liga e Europës dhe në fazën e grupeve do të ketë përballë në grupin L Porton (Portugali), Beshiktashin (Turqi) dhe CSKA-në Sofies (Bullgari).
Trajneri Peter Pakult ia dedikon kualifikimin prestigjioz sulmuesit shqiptar Atdhe Nuhiu dhe portierit Rajmond Hedl, të cilët të enjten në fitoren 3-2 ndaj Aston Vilës ishin fituesit e ndeshjes. Kjo ishte dhe fitorja e parë e Rapidit kundër një ekipi anglez. “Kjo ishte një nga fitoret më të bukura në historinë e Rapidit. Nuk arrij ta besoj”.
Para së gjithash, Pakult, vlerësoi Nuhiun, autorin edhe të golit në barazimin 1-1 të Rapidit në ndeshjen e parë të zhvilluar në Vjenë. “Ajo që Nuhiu bëri, flet shumë për të ardhmen që e pret, por, në përgjithësi jam i kënaqur me të gjithë ekipin. Jam krenar për këtë skuadër”, - tha trajneri Pakult.
“Ai u gëzua po aq çmendurisht sa dhe unë, dhe kështu ndjeva shumë emocione”, - tha shqiptari 21-vjeçar, i cili u bashkua me Rapidin gjatë kësaj vere nga SV Ried, një skuadër për të cilën ka luajtur edhe Hamdi Salihi (aktualisht dhe ai te Rapidi).
Shtatlartësia e Atdhe Nuhiut (196 cm) luan një rol të madh në fitimin e dueleve në ajër, por dhe shpejtësia e tij natyrale. Nuhiu ishte autori i golit të barazimit të përkohshëm 1-1 kundër Aston Vilës në “Villa Park”.
“Me Salihin, Gartlerin, Trimelin, i cili luan gjithashtu edhe në mesfushë, dhe mua ka Rapidi tre sulmues e gjysmë. Kjo është për një ekip shumë pak”, - tha Nuhiu, i cili shikon një konkurrencë për një vend titullari.
“Atdhe Nuhiu, - shkruan Wienerzeitung.at, - ndoshta nuk e ka klasin e Jelaviçit, por dhe pa kroatin, Rapidi nuk ishte dhe keq”. Pritja që i bënë ekipit tifozët pas kthimit në Vjenë ishte e jashtëzakonshme. “Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë”, - tha Nuhiu për faqen austriake. “Kjo është diçka e re për mua”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili