Atletiko e Madridit kërkon Kuarezman
Atletiko e Madridit interesohet për Kuarezman. Mesfushori portugez mund t‘i bashkohet skuadrës spanjolle në merkaton e janarit, në formë huazimi. Kontaktet ndërmjet Interit, skuadrës "kolçoneros" dhe menaxherit të lojtarit duket se janë të vazhdueshme dhe nuk përjashtohet blerja e plotë e kartonit në qershor 2010. Ndërkohë, Atletiko ka rinovuar kontratën me sulmuesin Diego Forlan, i cili do të luajë "Visente Kalderon" deri në vitin 2013 dhe do të përfitojë 4.5 milionë euro rrogë në vit.