E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guti mendon sezozisht largimin Interi dhe Milani, në pritje

Hoze Maria Gutierrez Fernandez, i njohur më mirë si Guti, ka kërkuar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Real Madrid, Jorge Valdano, për të planifikuar shitjen e tij, në formë huazimi. Kjo kërkesë ka ardhur menjëherë pasi trajneri Pelegrini e la jashtë grupit të skuadrës, për zgjedhje teknike" në një situatë përfundimtare, ose do të duhet të ikë trajneri, ose ai. Përplasja mes lojtarit dhe trajnerit ka ardhur para ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit" kundër Alkorkon, që solli edhe eliminim e bujshëm të madrilenëve. Pellegrini, i pyetur për përjashtimin e ri të zëvendëskapitenit kishte deklaruar se Guti do të shfaqej në listë "kur të dëshirojë të jetë i grumbulluar". Kjo lë të kuptohet se është Guti ai që ka marrë vendimin për të mos qenë dhe vazhdon të mos jetë i bindur të heqë dorë nga kjo ide e tij për t‘u larguar. Dhe Inter e Milan fillojnë të mbajnë veshët ngrehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›