Vetëvrasja e Enke, anulohet miqësorja
Federata gjermane, pas vdekjes tragjike të portierit të kombëtares, Robert Enke (32 vjeç), pasi u hodh në shinat e trenit të martën në Hanover, ka anuluar miqësoren e 14 nëntorit ndaj Kilit. Lajmin e ka dhënë presidenti i DFB-së, Teo Cvanciker, gjatë konferencës së shtypit dje në Bon. "Ky vendim nuk ka alternativë tjetër, u shpreh Cvanciger. Vendimi i federatës është influencuar në mënyrë të rëndësishme nga reagimi i krenarisë së lojtarëve. Ata janë shumë të mërzitur", ka nënvizuar presidenti i Federatës Gjermane.