Roma sfidon Totenhamin për Las Diarran
Roma raportohet se është e interesuar të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Lasana Diarra. Klubi nga kryeqyteti italian është i gatshëm të futet në garë për francezin që kërkon të largohet nga “Bernabeu”, pasi një ofertë nga Totenhami u vlerësua si e pamjaftueshme nga Real Madridi. Trajneri i Romës, Luis Enrike, është i etur të shtojë përvojë në mesfushë para mbylljes së afatit kalimtar të verës në fund të këtij muaji. Diarra do të vinte si zëvendësues për Daniele de Rosin, i cili vazhdon të refuzojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.