E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Atletiko zhgënjen në shtëpi, mundet nga Levante

Dukej mundësia e përsosur për të marrë i vetëm vendin e katërt që të dërgon në Champions League dhe për t’iu afruar vendit të tretë të Betisit. Në vend të kësaj, Atletico pëson një nokaut të zhurmshëm në rikuperimin e ditës së 21-të në La Liga. Në Wanda Metropolitano, në fakt, Levante imponohet 1-0, duke shënuar suksesin e dytë në kampionat.

Shenjat e para të rrezikut për formacionin e Simeone mbërrijnë që në pjesën e parë, me de Frutos që e ka impenjuar seriozisht portierin Oblak, edhe nëse para intervalit Lemar nuk arriti të përfitojë nga një mundësi në zonë duke gjuajtur mbi traversë. Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 54-të: de Frutos shërben në zonë për Melero, i cili godet me të djathtën dhe shënon 1-0.

Katër minuta më vonë, Atletico pretendoi një penallti për një prekje me dorës, por nuk u vërtetua nga Montero pas rishikimit. Vendasit u hodhën përpara në kërkim të një barazimi, por ishte de Frutos ai që preku 2-0: Oblak në lartësinë e duhur për ta refuzuar. Sforcimi përfundimtar i skuadrës së Simeones është i kotë, edhe për shkak se goditja fituese e Correas me kokë në minutën e 96-të u anulua për shkak të një faulli të Gimenez ndaj Caceres.

Kështu Levante godet në shenjë dhe kalon 1-0, duke gjetur suksesin e dytë në këtë sezon në La Liga. Skuadra e Alessio Lisci është ende -10 nga zona e sigurisë, një mision që nga sot duket më pak i pamundur. Atletico, nga ana tjetër, mbetet e katërta me 39 pikë, së bashku me Barcelonën që megjithatë në këtë pikë ka një ndeshje më pak se colchoneros.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›