Kristiano Ronaldo zhbllokohet, Junajtid fiton

Cristiano Ronaldo rikthehet për të shënuar, Manchester United rigjen fitoren. Djajtë e Kuq mundën Brighton 2-0 në rikuperimin e javës së 18-të të Premier League, ideuar nga një shpikje e CR7 (goli i tij i parë në 2022) në fillim të pjesës së dytë dhe nga Bruno Fernandes në minutën e 97-të dhe u ngjit në vendin e katërt, në pritje të rikuperimeve të Arsenalit dhe Tottenhamit.
Brighton, me dhjetë lojtarë për më shumë se gjysmë ore(karton i kuq për Dunk në minutën e 54-ët) duhet pranuar se bënë një paraqitje të mirë, duke u afruar me barazimin në disa raste. Por goli i Bruno Fernandes u dha goditjen përfundimtare.
Në 25 ndeshje të luajtura, Manchester United ka marrë 12 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. 40 gola të shënuar dhe 32 të pësuar, 43 pikë të grumbulluara, shumë larg pritshmërive. Brighton, me 24 ndehsje të luajtura, ka marrë 7 fitore, 12 barazime dhe 5 humbje. 33 pikë, që e pozicionojnë në vendin e nëntë.