E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosfere me e mire midis Amerikes dhe Rusise

Bush dhe Putin, konsensus per mbrojteset raketore

Vladimir Putin dhe George Bush kane zhvilluar takimin e fundit te presidencave te tyre me ceshtje te ndjeshme te sigurise ne agjende. Ndersa pati fjale te ngrohta nga te dy presidentet per njeri-tjetrin ne ceshtje te rendesishme si zgjerimi i NATO-s dhe kryesisht mbrojtja raketore, presidenti rus tha se te dy palet ishin larg njeri-tjetrit. "Une nuk mund te fsheh se nje nga ceshtjet me te veshtira ishte dhe mbetet ceshtja e mbrojtjes raketore ne Evrope. Kjo nuk ka te beje me gjuhen, nuk ka te beje me fjalet dhe perifrazimet diplomatike. Kjo ka te beje me substancen e ceshtjes. Dua te jem i qarte per kete gje. Qendrimi yne thelbesor ndaj planeve amerikane nuk ka ndryshuar", deklaroi Putin. Por pas nje marredhenie shtatevjecare qe ka pare qe tensionet midis SHBA dhe Rusise te ngrihen ne nje nivel te larte te papare ne kete grade qe nga perfundimi i luftes se ftohte, u duk se te dy udheheqesit nuk donin qe te flisnin ne hollesi per ndryshimet midis tyre. Te dy iu drejtuan njeri-tjetrit ne emer gjate gjithe konferences per gazetare. Presidenti Bush vuri ne dukje ndjenjat personale ndaj presidentit rus duke thene se qendrimi i tij ishte i pranueshem dhe kur ata nuk ishin dakord. "Ne jemi takuar shume here ne vitet e fundit dhe une te respektoj per faktin se ju doni vendin tuaj, keni qene nje udheheqes i forte, nuk keni frike te thoni se cfare keni ne mendje dhe kur cdo gje eshte thene dhe ka mbaruar ne mund te rrokim duart' tha presidenti Bush. Tani qe dy kreret e shtetit pergatiten per t'u larguar nga roli si presidente te vendeve respektive do t'i takoje pasuesve te tyre te marrin detyren e fjaleve te ngrohta dhe kthimit te tyre ne marreveshje. Dhe nga ana ruse dihet se kush eshte udheheqesi i ardhshem, Dmitri Medvedev, qe u takua kete radhe me presidentin Bush tha se donte qe te vazhdonte bashkepunimi midis SHBA dhe Rusise. "Marredheniet ruse-amerikane jane faktor i rendesishem i sigurise nderkombetare. Pas marrjes se postit do te doja te siguroja se marredheniet tona do te vazhdojne te zhvillohen pa pauza, ne nje bashkepunim te frytshem me ju", u shpreh Presidenti i ri rus Medvedev. Takimi midis tyre pason nje samit te NATO-s ne Rumani ku zoti Putin, paralajmeroi kunder zgjerimit te aleances drejt lindjes. Samiti gjithashtu pa vende te NATO-s qe perkrahen planet amerikane per mbrojtje raketore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›