Topalli: Kemi garanci per investimet, u ftuam ne NATO
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi nje vizite dy ditore ne Arabine Saudite per te zhvilluar takime me personalitetet me te larta politike te ketij vendi. Me ftese te homologut te saj ne Arabine Saudite, Al Humeid, kryeparlamentarja Topalli e shfrytezoi kete vizite per te diskutuar ne lidhje me bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve dhe diskutimeve ne Arabi per pavaresine e Kosoves. Gjate vizites se saj zyrtare ne Arabine Saudite mesohet se nje theks te vecante ne takimet qe ka pasur, Topalli ka vene ne kushtet e favorshme per investimet e huaja ne vend. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i ka bere thirrje biznesit arab per investime ne Shqiperi, duke paraqitur ne te gjitha takimet dhe lehtesirat qe Shqiperia, nepermjet legjislacionit shqiptar i ka garantuar investioreve te huaj. Per me teper, sipas Topallit, pas marrjes se fteses me 3 prill per anetaresim ne NATO, Shqiperia i ka te gjitha garancite e mundshme per investitoret e huaj. Nje ceshtje e rendesishme qe u shtrua ne diskutim mes Topallit dhe homologut te saj arab Al Humeid ishte edhe njohja e pavaresise se Kosoves nga ana e Arabise Saudite. Nje pritje te vecante Topallit ne kete vizite ju rezervua edhe nga Mbreti i Arabise, Al Saud. Po keshtu kryetarja e Kuvendit zhvilloi nje takim edhe me grupin parlamentar te miqesise Shqiperi-Arabi Saudite. Dy muaj me pare kryetarja Topalli e shoqeruar nga nje delegacion i gjere parlamentar zhvilloi nje vizite nje javore pune ne 4 vende te Gjirit Persik. Keshtu Jozefina Topalli zhvilloi takime ne Kuvajt, Bahrejnin, Katar ne dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
F.Mejdini
Topalli, ne janar ishte ne Arabi
Ne janar te ketij viti kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ndermarre nje tur takimesh ne vendet arabike, ne perpjekje per te bindur keto vende per njohjen e pavaresise se Kosoves. Ajo ka vizituar Katarin, Egjiptin dhe Bahrein duke percjelle ne kete menyre dhe ecurine e reformave ne Shqiperi, garancine e investimeve te huaja per shkak te lehtesirave ligjore dhe sigurise ne vend.