Haradinaj pritet si Hero ne Gjakove
I perkulur para qindra te vrareve dhe deshmoreve te komunes se Gjakoves, ish kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, i kthyer si i pafajshem nga Tribunali i Hages, u perkujtoi familjareve te pranishem se Gjakova ka bere shume per Kosoven, porse tashme duhet te punohet akoma me shume per te ardhem e vendit. Sipas tij, kjo duhet bere pa marre parasysh sa eshte bere deri sot, sa na ka kushtuar me njerez dhe ne forma tjera, por ne rast se ne duam te mbesim gjalle ketu, duhet te punojme dhe ta bejme kete vend. I pritur si hero ne palestren e sporteve, ish kryeministri dhe kryetari i AAK, u ka bere me dije gjakovareve se tash e tutje dita per Kosoven, duhet te filloj qe ne mengjes dhe do te jete pune gjate shtate diteve te javes. Per Haraninajn, ajo per cilen ai eshte gezuar eshte rikthimi dhe tani do te punoje dhe me shume qe t'i jap kuptim pavaresise, lirise dhe jetes sone, e te njerezve. Ish-kryeministri i Kosoves, i shoqeruar nga kryetari i Kuvendit Komunal te Gjakoves, Pal Lekaj, u ka bere nderimet me te larta, rreth 340 varreve te martireve ne Meje te Gjakoves, per te nderuar me pas ish bashkeluftetaret e tij gjakovar ne Varrezat e Deshmoreve, si dhe martireve te qytetit te varrosur ne Cabrat.
Ramush Harandinaj vetem pak dite me pare u shpall i pafajshem nga gjykata e Hages ku akuzohej per krime lufte.
Ramush Harandinaj vetem pak dite me pare u shpall i pafajshem nga gjykata e Hages ku akuzohej per krime lufte.