Ceka: PS ka hapur lufte me opoziten
Presidenti i PAD, Neritan Ceka, duke akuzuar socialistet per bashkepunim me Berishen per reformen zgjedhore eshte shprehur se opozita perpara se te hape debatin per kete reformen ne fillim duhet te jete e bashkuar ne nje qellim. "Nuk ka reforma me Berishen kryeminister dhe reforma me PD per sa kohe ai eshte kryetar qeverie, eshte nje tradhti", ka deklaruar kreu i Aleances Demokratike. Nderkohe ai nuk ka munguar te komentoje dhe gjendjen brenda opozites, e cila per te eshte ne shkallen me te larte te konfliktualitetit brenda vetes, duke i hequr shume shanse per te qene imponuese jo vetem ne reformen zgjedhore por edhe ne zgjedhjet qe zhvillohen pas nje viti. "Opozita jo vetem qe eshte e percare por eshte dhe ne lufte. Eshte nje lufte qe PS e ka hapur vetem me opoziten", eshte shprehur Ceka, duke e hedhur tashme tere fajin e kesaj percarje tek forca me e madhe opozitare e majte dhe lidershipi i saj, Edi Rama. Perplasjet brenda opozites nuk ka munguar t'i shuaje as tragjedia e Gerdecit dhe akuzat ndaj kryeministrit Berisha per pergjegjesi direkte ne kete tragjedi. Pavaresisht pjesemarrjes ne mitingun e pare te protestes se heshtur te sheshin "Skenderbej" dhe para Kryeministrise, Ceka nuk i ka reshtur akuzat ndaj PS dhe Rames.