E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenshkruhet sot Kushtetuta e Kosoves

Kushtetuta e Republikes se Kosoves do te nenshkruhet diten e sotme. Lajmerimi eshte bere nga komisioni per hartimin e kushtetutes, e cila ka bere edhe dijeni e ceremonise soleme per Kosoven dhe popullin e saj. Ne kete ceremoni do te marrin pjese Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, anetaret e kryesise, shefat e grupeve parlamentare dhe deputetet e Kuvendit te Kosoves, si edhe kryetaret e komunave. Po keshtu ne ceremonine e nenshkrimit te Kushtetutes se Republikes se Kosoves do te marrin pjese edhe udheheqes te misioneve nderkombetare ne Kosove dhe drejtues te misioneve diplomatike te vendeve te huaja ne Prishtine.

Vetem dy dite me pare Komisioni Evropian vendosi qe shtylla e katert e UNMIK-ut te largohet nga Kosova me 31 qershor. Drejtuesi i ketij institucioni, Paul Acda, tha se te gjitha pergjegjesite brenda kesaj kohe do te mbarten ne institucionet e Kosoves. Shefi i shtylles se katert te UNMIK-ut shtoi se Komisioni Evropian ka marre vendim qe ta nderprese financimin e shtylles se katert te UNMIK-ut nga qershori i ketij viti. "Me 1 qershor fillon largimi i stafit, ndersa me 1 korrik do te jete vetem nje ekip i vogel qe do te jete pergjegjes per likuidimin e disa aseteve te kesaj shtylle qe kane te bejne me pajisje te ndryshme", ka shtuar ai. Sipas pakos se Ahtisaarit, pas largimit te UNMIK, menaxhimi i pasurise publike do te behet nga institucionet e Kosoves. Nderkaq, sipas mediave kosovare, misioni i OKB-se ne Kosove (UNMIK) do te mbetet ne Republiken e Kosoves edhe pas bartjes se pergjegjesive te rezervuara, por emri i tij me nuk do te jete UNMIK, po keshtu as forma e mandatit nuk do te jete e njejte. Nenshkrimi i Kushtetutes se Republikes te Kosoves qe do te behet diten e sotme i paraprin dhe pergatitjes per marrjen e kompetencave qe deri tani ishin eksluzivitet i UMNIK ne Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›