Atp Miami/Sinner jep spektakël, përmbys Alcaraz dhe fluturon

Jannik Sinner hakmerret dhe fiton të drejtën për finalen e turneut Masters 1000 në Miami duke eliminuar Carlos Alcaraz. Dy javë pas nokautit gjysmëfinal në Indian Wells, Sinner shlyen gabimin dhe mund 19-vjeçarin spanjoll, numër një i botës dhe kampion në fuqi, Carlos Alcaraz 6-7(4-7) 6-4 6-2. Tashmë sfida për titull: 27-vjeçari rus Daniil Medvedev, numri 5 në botë e pret.
“Unë u përpoqa të bëja më të mirën, në setin e tretë pashë vështirësi. Luftuam deri në fund, të dy u përpoqëm të luanim tenis agresiv: këtë herë fitova dhe jam shumë i lumtur. Medvedev? Gëzohem që e rishikoj përsëri, mezi e prisja. Do të jetë ndryshe nga Roterdami, sepse këtu kushtet janë shumë të ndryshme”. Lajm i keq për Alcaraz: pas këtij eliminimi ai do të humbasë vendin e tij si numri 1 në botë në favor të serbit Novak Gjokovic.