E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aty ku zihet dhembja dhe imagjinata e Agron Tufes

Nje veshtrim per fjalen

Ka pak njerez qe mundohen ta shkruajne e aq me pak ta kuptojne e lexojne dhembjen shpirterore kohen qe vjen e shkon e pas se ciles asgje nuk eshte njesoj. Ashtu sic ndahet edhe jeta e atyre qe perjetojne nje lufte para dhe pas saj. Ndonjehere nen driten e henes ne net te kthjella njeriu rri ulur ne nje karrige ne mes ndertesash te larta qe vrasin bukurine e reve qe duken si ne leter me nuance te kalter te rende dhe me hije te zeze. Eumlshte kohe kur gjyqet shpesh behen pa pranine tone na gjykohet na thuhet fajesia pa te drejte mbrojtjeje shqiptohet ajo dhe ne ikim ne dyert e zeza pa na verejtur askush qe jemi dhe qe rrime po aty. Rete ne ajer dhe rruget qe ecin mbi mua ne tren shpesh me terheqin te humbas nga perditshmeria te largohem nga dridhja e duarve si ne cmendine nga stresi i perditshmerise qe vret si nje vrases serial jo vetem kujtimet por edhe imagjinaten tone. Por ndonjehere ato mbesin te pakten per te qene aty. Agron Tufa eshte nje shkrimtar qe ka kaluar nje kohe ne Rusi ne Moske dhe ka sjelle pak art nga vendi i Dostojevskit dhe Josif Brodskijt Danjill Harmsit Leopold fon Zaher Mazohut Vladimir Certkovit Mihajll Bullgakovit Olga Sjedakoves Osip Mandelshtamit G.G. Markez ndash M. V. Ljoses Paul Celanit Lev Tolstoit njerez qe eshte marre me ta dhe i ka sjelle ne shqip. Kishte kohe kur ne Tirane te Myslym Shyri e kisha blere nje liber qe mbante titullin Dueli. Jo aq per faktin qe me terhiqte kjo gje dhe me thoshte se duhej te merrja pjese ne nje duel por me shume per faktin se doja te shihja nese mund te lexohet ne shqip prej dikujt qe ka shkruar shqip dhe perse shkrimtaret qe shkruajne ne kete gjuhe nuk lexohen. Ndoshta mendoja kane te drejte ata qe ankohen dhe thone se nuk ka lexues e ndoshta mendoja ngaqe ka aq shume shkrimtare qe shkruajne dhe ikin pa lene gjurme ne fjale dhe pa prekur e djersitur shpirtra. E lexova ne nje udhetim me tren te keq nga Podgorica deri ne Beograd dhe nuk ndalova se lexuari. Ne po ate rruge kisha lexuar nje liber tjeter te holle e te ndjeshem Nje dite e Ivan Denisoviqit nga Aleksander Solzhenicin. Ishte nje liber qe ta qeronte ndjenjen e te qenit ne nje kamp ne nje gjendje ku drejtesia dhe motivi i jetes ne kampet e internimit ne Siberi bazohej ne 200 grame me shume buke qe Ivani mund ti fshihte ne nje menge te posacme dhe aksioni qe ky njeri merrte duke perdhosur shpirtin per te pasur pak liri. E tmerrshme ishte bota e tij. A ka dhembje me te madhe se keto pershkrime dhe kjo lufte Dueli i Agron Tufes fliste per disa kujtime ne Rusi me nje armik imagjinar dhe me nje dashuri te habitshme qe te fut ne mendime per ate qe mund ti ndodhe nje njeriu dhe per dashurine ne kohe komunizmi per internimet pislleqet seksin per fajesine dhe viktimen per pershkrimin e holle te bute e te embel qe gjakon ne fjale. Ai sjell libra shkurt dhe bukur. Kur doli libri i dyte Tenxherja e dija afersisht se per cfare do te behej fjale ne kete imagjinate te autorit dhe e dija historine e tij familjare por nuk e prisja te vinte ne menyre aq te thjeshte. Ashtu sikunder gezohem sa here e perjetoj agimin e dites tjeter me sy hapur u gezohem edhe udhetimeve siper qiellit. Aty ne dite lodhjesh njeriu dallon kulturat duke pare token e nje vendi dhe ndjesine ndaj saj. Por edhe lexon ndonje gje qe mund ta coje ne lartesi te madhe me te madhe se vete avioni ne kohen kur veshet te mbyllen nga presioni. Duke udhetuar ne nje rruge Beograd-Zyrih-Hanover i rashe ne fund librit te fundit te vitit te kaluar te Agron Tufes Tenxherja dhe u binda se ka shqiptare qe mund te lexohen pervec figurave te medha te letersise ka edhe te rinj qe munden dhe mund ta perziejne kete bote reale qe nuk e harrojne bashkekohoren dhe kontekstin kohor e lidhin me fjalet qe disa njerezve u duhen dhe pa te cilat nuk jetojne dot. Jo vetem per te degjuar nje rrefim tjeter por per ta perjetuar nje dhembje per ta marre dhe ndjere ate ne shpirt. Dhe ndoshta banalitetin e saj. Arti kurre nuk eshte shkruar ne kushte te perkryera ndjesish luks te madh e forme te pershtatshme dhe aq me pak ne rrethana te medha lumturie. Shkrimtari ose eshte ose seshte ai nese nuk ka dhembje te veten di ta lexoje dhembjen e tjetrit di ta kuptoje ate dhe te mos e braktise sepse per shkrimtarin dhembja nuk eshte vetem gjak nuk eshte thjesht fizike. Ajo rrjedh ndryshe. Tufa ne Tenxheren e tij kesaj radhe sjell nje rrefim personal te nderthurur me nje bote te shkuar i mbijetuar i se ciles eshte viktime dhe i pushkatuar perbrenda. Ai sjell rrefimin per jeten e nje 18-vjecari per fajesine kolektive te kohes se komunizmit ne Shqiperi qe shume njerez kane mbartur mbi supe dhe sjell zhvillimin paralel te personazheve te tij rritjen dhe pjekjen e parakohshme thyerjen njerezore qe shume njerez e perjetojne ne kohe te veshtira. Por ky eshte dallimi mes asaj qe e ben dike te madh dhe te vogel se sa arrin te kete nje identitet njerezor dhe te mos e ndryshoje ate kur e gjunjezon bota kur fajesia i shqiptohet pa dije apo kur eshte vete ai qe denon dhe vret. Libri i tij flet per nje 18-vjecar qe denohet per shkak te nje tenxhereje qe i gjendet ne udhetim kur nje fqinje e retarduar e denoncon pa vetedije nje te ri dhe e mallkon ate pa qene ne rrugen e gabuar. Romani tregon historine familjare ne detaje forcat dhe keqperdorimet njerezore qe i ka bere nje diktature e eger nje populli permes individeve te librit te ti. Ai flet per hovin qe merr nje i ri per ditaret dhe ndodhite qe deshiron ti kete si te gjithe bashkemoshataret e tij dhe mohimet qe i behen. Tenxherja i takonte nje miku te babait te tij asaj kohe e sjelle nga burgu me dy mbishkrime qe e lidhnin emrin e tenxheres me emrin e nje armiku te pushtetit dhe qe e shpallin fajtor per dhjete vjet burg njeriun e ri po ne diten kur do te duhej te festonte 18-vjetorin e lindjes. Kjo ishte gjoba qe do ti behej per shkak se i ati nuk kishte qene kurre me pushtetin. Dhe sjell historite shqiptare ne nje stil universal te nepertejme dhe qe sheh nje drite dhe menyre rrefimi te bukur duke kaluar kufijte e nje historie qe mund ta mbante ate vetem ne kufijte e Shqiperise. Ai i tejkalon ato ne menyre te lehte dhe e ben rrefimin te pergjithshem. Agron Tufa i lindur ne Diber dhe shkrimtar me shume cmime nje pedagog ne Tirane shkrimtar e perkthyes ne rini punetor minierash sjelle pak stoli nga thellesia e dhembjeve te tij. Nese ne panairet e librit shqip marrin pjese pak shkrimtare dhe botues ata duhet ta kene parasysh qe ne shqip mund te lexohet por duhet te shkruhet bukur. Tufa eshte nje nga njerezit qe ia vlen tu falet koha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›