Vota amerikane Vemendja tek ekonomia
Dje amerikanet jane drejtuar drejt kutive te votimit ne voten e mesit te mandatit dhe nuk ka asnje mister ne lidhje me ate qe konsiderohet si shqetesimi i tyre me i madh ekonomia. Edhe pse vendi sipas te dhenave zyrtare duket se e ka lene pas recesionin ai eshte i perfshire nga nje sere problemesh te medha nder te cilet me i rendi eshte ai i papunesise qe vazhdon te jete ne nje shkalle rekord. Per kete nje pjese te fajit amerikanet ia vene Presidentit Obama i cili pavaresisht perpjekjeve ne kete kohe te shkurter qe nga ardhja ne pushtet e ka pasur dhe e ka te veshtire qe te kuptoje humbjet e medha te shkaktuara nga administrata e Bushit. Ne voten e djeshme miliona votuesit amerikane kane vendosur nese demokratet e Presidentit Obama do te mbajne shumicen ne Kongres ose do te humbasin nje nga te dyja dhomat. Ne thirrjet e fundit te dyja partite u kerkuan mbeshtetesve te dilnin dhe te votonin. Votuesve po u kerkohet te votojne per nje sere masash ne shume shtete. 160 masa qe kerkojne votim jane perfshire ne fletet e votimit ne 37 shtete duke filluar nga taksat dhe reforma e kujdesit shendetesor nga gjuetia dhe deri te te drejtat e peshkimit. Votuesit ne Kaliforni do te duhet te votojne per legalizimin ose jo te perdorimit te marijuanes per perdorim personal. Ajo qe i dallon keto zgjedhje eshte ne radhe te pare rreziku i humbjes se mazhorances ne te dyja Dhomat e Kongresit Amerikan nga Partia Demokrate. Prishja e ketij ekuilibri vetem dy vjet pas fitores se Barak Obames dhe pas kontrollit nga partia e tij e te dyja dhomave do te sillte veshtiresi te jashtezakonshme per aprovimin e ligjeve amendamenteve me lehtesi sic eshte bere deri tani. Rezultati i zgjedhjeve do te jete edhe nje barometer se sa mbeshtetje dhe popullaritet ka Presidenti Obama dhe partia e tij dhe me tej mund te influencoje nese Obama do te hedhe kandidaturen per nje mandat te dyte. Kriza ekonomike e trasheguar nga Presidenti Bush ka prekur cdo qelize te Shteteve te Bashkuara dhe cdo shtrese duke perfshire edhe te pasurit. Duke qene e tille cdo votues pavaresisht se per ke voton synon te arrije ate qe deshiron dhe qe zeri i tij te degjohet. Fjala eshte si per ata qe kane humbur punen qe kane humbur shtepite si per ata qe nuk kane siguracion shendetesor pasi nuk e paguajne dot apo dhe per ata qe nuk duan rritje te kostos se saj e deri te shtresa e pasur qe nuk deshiron te taksohet me shume apo te humbase privilegjet e aprovuara qe nga mandatet e Presidentit Bush. Shumica e amerikaneve ka shqetesim kryesor ceshtjet ekonomike ne shkalle kombetare dhe mbi baze shtetesh. Eumlshte ne natyren njerezore qe durimi apo pritja per ndryshim e progres te mos shtrihet ne vite apo breza por ne nje kohe te shkurter. Dy vjet te Presidences se Obames jane shume per ata qe jane prekur me shume nga kriza dhe arme per republikanet per te cilet dy vjet jane te mjaftueshem per te korrigjuar trashegimine e Bushit. Ajo qe ka mbizoteruar eshte negativiteti fokusimi te te metat e rivalit te germimi ne te kaluaren per te nxjerre gabimet mosarritjet e deshtimet dhe jo te thelbesoret. Zgjedhjet behen edhe per shume guvernatore dhe ne fletevotimet ne shume shtete jane ceshtje qe shqetesojne cdo shtet vecmas si taksat lokale fondet publike legalizimi i marijuanes medicinale shendetesia e shume te tjera. Kesisoj peizazhi i fushates per keto zgjedhje te mesmandatit ishte shume i ngjeshur dhe i nderlikuar dhe madje shume konfuz per votuesit. Eumlshte ky konfuzion dhe pragmatizmi i shume votuesve qe kandidatet e te dy partive u perqendruan me shume per te marre ato vota qe u duhen per te mbajtur ose fituar mandatin. Politika e jashtme varet ne radhe te pare nga Presidenti dhe platforma politike e partise qe ai perfaqeson per shkak te kompetencave qe Kushtetuta i jep ketij posti. Ai ka te drejte te veproje me shpejt se sa i duhet Kongresit per te aprovuar nje vendim apo ligj. Edhe ne rast te nje ndryshimi ne ekuilibrin partiak ne Dhomat e Kongresit ka pak te ngjare qe te kete ndryshime te tilla ne kundershtim me Presidentin. Nga ana tjeter ndryshimet ne politiken e jashtme te SHBA nuk jane drastike per ceshtje kardinale sa here ndryshohen presidentet. Si argument per kete eshte fakti se politika e jashtme e Presidentit Obama ka ndryshuar shume pak kur eshte fjala per Afganistanin apo Irakun ne raport me ate te paraardhesit Bush.