E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aubry perballe Sarkozy ne garen per president ne 2012

Kryetarja e socialistëve francezë, Martine Aubry do të përballet me presidentin aktual Nicolas Sarkozy në  zgjedhjet e 2012. Aubry vajza e ish-kreut të Komisionit Europian Jacques Delors bëri të ditur kandidaturën e saj në  Lille, ku dhe mban postin e kryebashkiakes. 

Shpallja e kandidaturave në rradhët e socialistëve do të përfundojnë në vjeshtë, ndërsa pritet që gara e të majtëve kësaj here të jete edhe më e fortë në përpjekje për të fituar një post që socialsistët e kanë fituar për herë të fundit më 1995 me Francois Miterrand. Brenda Francës, Aubry mori famë për vendosjen e orarit të punës në 35 orë në javë si ministre e punës në qeverinë e Lionel Jospin në fund të viteve 1990. "Unë dua t’i rikthej fuqinë Francës, qetësinë dhe unitetin e saj.

Dua të jap një shije për të ardhmen dhe sërish dëshirën  për një fat të përbashkët për të gjithë." Deklaroi ajo në Lille, ndërsa deklaroi se politikat e presidentit aktual janë të  orientuara vetëm drejt fitimeve personale. Pretendentët e tjerë të mundshëm për kandidaturën socialiste, që do të votohet në tetor, janë ish-kreu i partisë Francois Hollande dhe ish kandidateje socialiste për zgjedhjet e 2007,  Segolene Royal.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›