Vidovdan serbet e Kosoves mblidhen ne Gazimestan

Mijëra serbë nga Kosova dhe Serbia janë mbledhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, që njihet ndryshe si Beteja e Kosovës, e cila ka ndodhur 622 vjet më parë. Ceremonitë kanë nisur me një liturgji fetare në manastirin e Graçanicës dhe vazhduan me manifestimin qendror në Gazimestan, ku ka mori pjesë edhe Patriarku Irinej, i cili i ka bërë thirrje popullit serb që nëse është nevoja edhe të flijohen për Kosovën, të cilën ai e quajti tokë të shenjtë serbe.
“Kjo është tokë e shenjtë që në nuk guxojmë ta lëmë në harresë. Atë e mbajmë ne zemrat dhe mendjet tona. Me mendimin për të biem e ngrihemi. Dhe dijeni se zoti nuk do të na braktisë. Zoti ju bekoftë dhe shpirtrat e martirëve të shenjtë ju bekofshin me lutjen që zoti Kosovën të mbajë që të jetë e tillë çfarë ishte, tokë serbe dhe të mbetet për jetë tokë e bekuar serbe”-tha Irinej.
Në këtë manifestim të mbushur me flamuj të shtetit serb dhe me parulla kundër Kosovës ishin të pranishëm edhe ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, politikani serb nga Kosova Oliver Ivanoviç si dhe princi Aleksandër i Serbisë së bashku me gruan e tij.
Ministri i të ashtuquajturës ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç ka ndarë para për nënat serbe, të cilat kanë më shumë se katër fëmijë.
Festimi i Vidovdanit është përcjell me masa të mëdha sigurie nga Policia e Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-i. Qytetarët serbë, një pjesë e madhe e ardhur edhe nga Serbia thonë se Vidovdani është festa më e rëndësishme për serbët kudo që ata jetojnë.
“Kjo është hera ime e parë që marrë pjesë në shënimin e Vidovdanit. Po shoh si zhvillohet manifestimi dhe është mirë që kujtohet kjo datë“-tha Jellena Millanoviç, nga Serbia.
“Kjo është festa më e rëndësishme për ne, të cilën e festojmë qe 500 vjet”-tha Nenad Deniq, serb nga Kosova.
Beteja e Kosovës ka ndodhur në vitin 1389, ku gjatë luftimeve u vra sulltan Murati i Turqisë, por vetë beteja u fitua nga perandoria osmane. Pikërisht në Gazimestan, njëzetedy vjet më parë ish-Presidenti serb i akuzuar për krime të luftës dhe gjenocid, Sllobodan Millosheviq, përmes një fjalimi të fortë nacionalistë paralajmëroi gjakderdhje që do të ndodhte pastaj në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Bul Salihu