Koshtunica akuzohet për vjedhjen e 10 milion eurove
Beograd - Hidhen dyshime mbi donacionet e humbura për serbët e Kosovës. I akuzuar kryesor për 10 milion euro mbetet ish kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica dhe mbështetësit e tij. Sipas të përditshmes serbe, Blic, Këto donacione i ka dhënë qeveria e Kosovës, dhe se ato askund nuk janë evidentuar. Blic citon ish-shefin e grupit parlamentar të Listës serbe në Kuvendin e Kosovës Rangjell Nojkiç, sipas të cilit udhëheqës në veri të Mitrovicës dhe në komunat që i kanë marrë donacionet kanë qenë pikërisht kuadro të partisë së Koshtunicës. Ai ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Koshtunicën duke theksuar se njerëzit e Koshtunicës janë në dijeni të çdo detaji lidhur me këtë çështje.
Ditë më parë për abuzime me fonde është arrestuar Milorad Todoroviç, ministër këshilltar për Kosovën në qeveri e mëparshme serbe, i cili akuzohet për abuzimin e 1,3 milionë eurove, shkruan gazeta "Blic".