E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana: Në fillim të dhjetorit, EULEX në tërë Kosovën

Bruksel - Havier Solana ka deklaruar se "EULEX i do të vendoset në tërë territorin e Kosovës sipas planit të veprimit, miratuar kohë më parë nga Bashkimi Evropian". Sipas tij, në Bruksel vazhdojnë të besojnë që pas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, do të jetë e mundur që EULEX i të fillojë edhe zyrtarisht në tërë territorin e Kosovës.

Përfaqësuesi i BE së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e NATO s, Jap de Hop Skefer tha se "Unë kam biseduar në Nju Jork me zotin Mun. Pres që raporti të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk më takon mua të them se kur".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›