E Shtunë, 31 Tetor 2026

Auditi i ministrisë: Gjetëm dy miliardë lekë dëme

• Kontrolli i brendshëm i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nxjerrë në pah të gjitha shkeljet e kryera gjatë 2007-ës nga punonjësit e kësaj ministrie si dhe nga ata që janë në varësi të saj.Fabiola Çela Gjatë këtij viti janë kryer 67 auditime dhe vlera e dëmit ka qenë e konsiderueshme. Sipas kontrollit të Auditit vlera e dëmit arrin në 2 miliardë lekë ose 3.3 herë më shumë se në 2006. Vetëm nga evazioni fiskal dëmi arrin në 47 milionë lekë. Nga dëmtime të tjera dëmi arrin në 1.4 miliardë lekë dhe për këtë ekspertët e Auditit kanë kërkuar zhdëmtimin e dëmit të kryer. Një sërë dëmesh janë konstatuar edhe në fusha të tjera si shkelje e disiplinës financiare. Masat Pas evidentimit të dëmit të shkaktuar gjatë vitit 2007, ekspertët e Auditit të brendshëm të Ministrisë kanë rekomanduar të merren masa për përmirësimin e situatës. Për vitin 2007, janë dhënë gjithsej 505 rekomandime. Konkretisht për përmirësimin e sistemeve të organizimit të Kontrollit të brendshëm janë dhënë 286 rekomandime, ku për 73 persona janë rekomanduar masa disiplinore, nga të cilët 8 drejtues entitesh. Për 20 persona janë rekomanduar gjoba në shumën 385 mijë lekë. Në 122 raste, janë rekomanduar masa zhdëmtimi në shumën 163 milionë lekë. Por nuk mbarojnë me kaq, për shumë prej atyre punonjësve që kanë qenë shkaktarë të dëmit masat kanë qenë edhe më të rrepta. Në 4 raste, për 34 persona, për shkelje të neneve 248, 186 dhe 258 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, janë bërë denoncimet për ndjekje penale pranë Prokurorive Gjyqësore të rretheve Elbasan, Durrës, Korçë dhe Vlorë.Detyrat Për vitin 2007 nga 140 objektiva të parashikuara, 106 objektiva janë realizuar dhe vetëm 7% e tyre nuk kanë mundur të realizohen ndërkohë që 27 objektiva mbeten në proces realizimi. Objektivat e parealizuara dhe në proces ndër më kryesoret janë, ristrukturimi i KESH-it, i “Armo”-s, i “Albpetrol”-it si dhe privatizimi i paketës shtetërore në shoqërinë AMC, etj. Për këtë vit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë kanë deklaruar se do të përfundojë procesi i privatizimit për disa nga kompanitë më të rëndësishme. Bëhet fjalë për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në KESH. Procesi i privatizimit të OSSH-së pritet të përfundojë brenda këtij viti. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me privatizimin e kompanisë së naftës ARMO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›