Augusto Xhentilini, trajneri i Shqipërisë?

/* */
Dash FRASHËRI - Italiani Augusto Xhentilini ka të ngjarë të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, nëse presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe trajneri (ende nën kontratë) Josip Kuzhe, nuk do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të nënshkruar për herë të tretë midis tyre.
Në fakt, zyrtarisht kontrata e kroatit skadon, më 31 dhjetor 2011, por pas përfundimit të edicionit eliminator Euro 2012, nuk ka më sens logjik që Kuzhejea ta drejtojë Shqipërinë edhe në dy ndeshjet miqësore të nëntorit, ato kundër Azerbajxhanit (11 nëntor në vendin tonë) dhe Maqedoninë (15 nëntor, në Shkup). Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, vetë Kuzheja (ndodhet në Zagreb), i ka kërkuar presidentit Duka një kohë reflektimi prej 15-20 ditësh, përpara se të marrë vendimin përfundimtar të praninit apo refuzimit të ofertës së re të punësimit.
XHENTILINI
Nga burimet të sigurta brenda FSHF-së, një CV të mirëdetajuar e 50-vjeçarit Augusto Xhentilini, së bashku edhe me një rekomandim nga agjenti i tij, ndodhet në skrivaninë e punës së presidentit Armando Duka. Vetë “bosi” i FSHF-së, ndodhet për një vizitë private në Itali, që në të vërtetë nuk ka të bëjë me futbollin. Nëse Xhentilini do të fitonte votëbesimin e Dukës, njeriut që edhe ka të drejtën eksluzive të përzgjedhë e të emërojë trajnerin e ekipit Kombëtar, atëherë ai do të ishte italiani i dytë që do t’i drejtonte kuqezinjtë pas eksperiencës së shkurtër (dhe të dështuar) të Xhuzepe Dosenës (01.07.2002-16.10.2002). Ky i fundit drejtoi përfaqësuesen në dy ndeshje miqësore (kundër Breshias dhe Kosovës) dhe dy zyrtare për Euro 2004-n, ato kundër Zvicrës (1-1) dhe Rusisë (1-4), përpara se ta braktiste Shqipërinë, menjëherë pas humbjes me rusët në Volgograd. Xhentilini ka një karrierë të gjatë si lojtar (1975-1995) dhe është formuar si futbollist te Roma, ndërkohë që ka luajtur edhe për Peskarën, Sambenedetezen, Varezen, Breshian, Xhenoan, Avelinon, Mesinë dhe Maceratazen. Si trajner (1999-2011), ka drejtuar Xhuljanovën, Angolanën dhe L’Akuilën (në nivelet inferiore të futbollit italian) si dhe ka qenë ndihmëtrajner te Breshia dhe Viçenca. Presidenti Armando Duka ka një “feeling” personal për trajnerët italian, ashtu sikundër edhe për futbollin e këtij vendi, e për me të tepër ai flet një italishte të shkëlqyer. Kur u largua Dosena (në tetor të vitit 2002) kandidatë për stolin shqiptar ishte Antonio Kabrini, përpara se Duka të vendoste më pas për Hans-Peter Brigel. Edhe kur u largua gjermani, Nevio Skala mbërriti në Shqipëri për një bisede punë, por mesa duket shifrat e kërkuara nga italani detyruan Dukën të pranonte kroatin Oto Bariç.
SKEDA
Emri: Augusto Xhentilini
Datëlindja: 1 korrik 1961
Shteti: Itali
SI LOJTAR
1975-1981 Roma 0 (0)
1981-1982 Peskara 18 (1)
1982-1983 Sambenedeteze 31 (1)
1983-1985 Vareze 50 (2)
1985-1987 Breshia 53 (4)
1987-1989 Xhenoa 49 (1)
1989-1992 Avelino 86 (1)
1992-1993 Mesina 12 (0)
1993-1995 Macerateze 58 (4)
SI TRAJNER
1999-2000 L'Akuila (zëvendës)
1999-2000 Avelino (zëvendës)
2001-2004 L'Akuila
2004 Xhuljanova
2006-2008 Angolana
2008-2009 Breshia (zëvendës)
2010-2011 Viçenca (zëvendës)
Kandidatët
e përmendur
për trajner
SHQIPTARË
Besnik Hasi
(36 vjeç, 47 ndeshje/2 gola)
Zëvendëstrajner i Anderlehtit
Bledar Kola
(39 vjeç, 39 ndeshje/6 gola)
Drejtor teknik në Akademinë e AEK-ut
Rudi Vata
(42 vjeç, 59 ndeshje/4 gola)
Agjent i FIFA-s
TË HUAJ
Augusto Xhentilini
(italian, 50 vjeç)
Ish-trajner i Viçencës
Ervin Koeman
(holandez, 50 vjeç)
Ish-trajneri i Hungarisë
Leo Benhaker
(holandez, 69 vjeç)
Drejtor Sportiv i Utrehtit
Ad De Mos
(holandez, 64 vjeç)
Ish-trajner i Ajaksit
Ljupko Petroviç
(serbo-boshnjak, 64 vjeç)
(Ka fituar Ligën e
Kampioneve me
Crvena Zvezdën 1991)
Lotar Mateus
(gjerman, 51 vjeç)
Ish-trajneri i
Hungarisë dhe i Bullgarisë
SHQIPTARËT
Përveç Xhentilinit, në listën post-Kuzhe janë edhe disa emra shqiptarësh. Besnik Hasi, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare (36 vjeç, 47 ndeshje/2 gola), aktualisht prej katër sezonesh zëvendëstrajneri i Anderlehtit në Belgjikë, Bledar Kola ((39 vjeç, 39 ndeshje/6 gola), ish-drejtor teknik i Akademisë së AEK-ut në Greqi, ndërkohë që posedon licencën e trajnerit UEFA PRO. Emri i tretë i përmendur është ish-kapiteni i Kombëtares, (42 vjeç, 59 ndeshje/4 gola), agjenti i FIFA-s e që së fundi ka marrë dhe licencën UEFA A. Trajneri i fundit shqiptar që ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë është Sulejman Demollari, i shkarkuar në prill të vitit 2002, pas një humbje 2-0 në miqësoren me Andorrën.
TË HUAJT
Edhe lista e tyre ka filluar të mbushet, edhe pse më tepër emrat e tyre janë produkt i medias vendase. Gjithsesi, përveç Augusto Xhentilinit, të përfolur janë: Ervin Koeman (holandez, 50 vjeç),
Ish-trajneri i Hungarisë dhe aktualisht teknik i Utrehtit në kampionatin holandez; Leo Benhaker (holandez, 69 vjeç), drejtor Sportiv i Ujpeshtit, e që në të kaluarën e tij ka drejtuar Holandën, Poloninë, Arabinë Saudite, Trinidad & Tobago, në nivel kombëtaresh, por dhe Ajaksin dhe Realin e Madridit në nivel klubesh. Një holandez tjetër i listuar është edhe Ad De Mos (64 vjeç), ish-trajner i Ajaksit, serbo-boshnjaku Ljupko Petroviç (64 vjeç), i cili fitoi Ligën e Kampioneve me Crvena Zvezdën (1991). I vetëofruar është edhe ish-kapiteni i Gjermanisë, Lotar Mateus (51 vjeç), i cili në karrierën e tij në nivel kombëtaresh ka drejtuar Hungarinë dhe Bullgarinë.
ISH-ët e HUAJ
DOSENA
Italiani Xhuzepe Dosena ishte i pari i huaj i emëruar nga FSHF-ja, përmes presidentit Armand Duka, duke pasuar Sulejman Demollarin, i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar përfaqësuesen. Italiani u “arratis” pas vetëm dy ndeshjeve. FSHF-ja hapi gjyq dhe ia mori me një pjesë të parave që i kishte dhënë.
BRIGEL
Gjermani Hans Peter Brigel, edhe pse pa ndonjë eksperiencë të madhe si trajner, arriti të vendoste shtatë rekorde me Shqipërinë, ku spikat numri 13 i pikëve të grumbulluara, gjë që nuk e ka arritur askush më parë, qoftë ky i huaj apo shqiptar. Brigeli fitoi me Rusinë në Shkodër dhe ndaj kampiones së Europës, Greqisë.
BARIÇ
Kroati Oto Bariç ishte një zgjedhje personale e Armand Dukës, dhe njëherësh nga më befasueset, pasi në kohën që “Oto Maximale” mori përfaqësuesen tonë ishte thuajse 74-vjeç, njëherësh edhe trajneri më i moshuar në botë, që drejtonte një ekip Kombëtar. Bariç do të mbahet më mend si “më i madhi” i trajnerëve që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërinë.
HAN
I përzgjedhur me rekomandimin e avokatit të njohur shqiptaro-austriak Skënder Fani, holandezi Ari Han dëshmoi se nuk e meritonte atë shumë të kripur të paguar për të nga FSHF-ja. Dy barazimet me Suedinë (0-0 në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) ishin pjesë e fatit dhe kontributit të lojtarëve, se sa fryt i punës së tij.
KUZHE
Kroati Josip Kuzhe, 58 vjeç, mori drejtimin e skuadrës në maj të vitit 2009, duke pasuar në bankinë holandezin Arin Han. Kuzhe ka zhvilluar deri tani në stolin e Shqipërisë, 24 ndeshje, duke koleksionuar 8 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Ndeshja me Rumaninë besohet se do të jetë e fundit e trajnerit Josip Kuzhe në stolin e Kombëtares.