Aung San Su Kji udhëton pas 23 vjetësh jashtë shtetit

Zyrtarët e Norvegjisë thonë se liderja për demokraci në Mijanmar, Augn San Su Kji, do të vizitoj Oslon në muajin qershor.
Kjo do të jetë vizita e parë e lideres opozitare Su Kji jashtë vendit, pas 23 vitesh.
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe shumë vite i ka kaluar në arrest shtëpie.
Por, pas zgjedhjeve në vitin 2010, qeveria e re civile e mbështetur nga ushtria, e ka përqafuar procesin e reformës.
Aung San Su Kji është zgjedhur në parlament, në votimet që u mbajtën në fillim të muajit prill, ku partia e saj fitoi 43 prej 45 vendeve, për të cilat u mbajtën zgjedhjet.
Më herët ajo kishte refuzuar të largohej nga Mijanmari për shkak të frikës se nuk do të lejohej të kthehen në vend.