Oslo, nis dita e tretë e procesit kundër Breivikut

Nis në Oslo dita e tretë e procesit gjyqësor nga norvegjezit Anders Behring Breivik i cili ka pranuar se ka vrarë 77 persona, në muajin korrik të vitit të kaluar.
Dëshmia e tij nuk po transmetohet në televizion për shkak të shqetësimeve se ai do ta shfrytëzoj procesin për propagandimin e pikëpamjeve të tij ekstremiste.
Gjatë dëshmisë së tij të djeshme ai tha se sulmi ishte “mbrojtje legjitime” kundër multikulturalizmit, duke vlerësuar si ishte “mizor, por i domosdoshëm”.
Gjykata ka parashikuar që dëshmia e Breivikut të zgjasë pesë ditë. Nëse shpallet fajtor dhe i shëndetshëm mendërisht ai mund të dënohet me 21 vjet burg. Nëse konstatohet se ai nuk është I aftë mendërisht, ai do të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të pakufizuar.