E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iranianët, të revoltuar me Ahmadinexhadin

Qytetarët iraniane janë revoltuar me presidentin, Mahmud Ahmadinexhad pasi sanksionet ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian për të braktisur programin berthamor kane gjunjezuar ekonomine e vendit.

Javën e kaluar, Ahmadinexhad vizitoi kryeqëndrën e rajonit të Hormozganit ku në disa pamje, të shfaqura ne YouTube ai paraqitet duke  përshëndetur turmën dhe një i moshuar i afrohet duke bërtitur: “kam uri”.

Më vonë, një grua ngjitet në makinën e tij, dhe nis të flasë me të për vështiresitë ekonomike. Më pas ajo nuk duket më dhe nuk ende se ku ka përfunduar. Ndërkohë gazeta “Times of Israel” e komenton videon si një pakënaqësi civile në Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›