Aung San Su Kjy filloi turneun në Evropë

Liderja opozitare në Birmani, Aung San Su Kjy, ka arritur në Evropë, për të parën herë pas 24 vitesh.
Ajo ka arritur në Gjenevë të Zvicrës. Raportohet se njëri nga theksat kryesor të saj në turneun dyjavor në Evropë, do të jetë fjalimi i pritur gjatë për fitimin e Çmimit Nobel për Paqe, që iu pat dhënë në vitin 1991.
Vizita e saj tregon ndryshimet që kanë ndodhur në shtetin, prej se dekadat e sundimit të ashpër ushtarak përfunduan vitin e kaluar.