E Diel, 1 Nëntor 2026

Aurela & McKresha, një këngë për vajzat ‘e këqija’

Ka zgjedhur një rol të njohur në shoqërinë e sotme. Dhe këtë ja ka veshur vetes. Në vetën e parë, këngëtarja Aurela Gaçe shfaq gjithë pretendimet që mund të ketë një femër, kur ajo lidhet me dikë për interes. Kënga “Cash”, në të cilën për herë të parë Gaçe shfaqet edhe si tekstshkruese, në bashkëpunim me Dr.Flori dhe McKresha është risia e kësaj vere që shoqërohet me një klip interesant, futurist. Kënga nis me një epilog, ku personazhi, që luhet nga vetë këngëtarja, shfaqet duke folur në telefon me të dashurin dhe duke përtypur një çumçakiz në mënyrë brutale… pasi lëshon telefonin, ajo i shprehet shoqes së vetë “uh me lodhi ky, por ka para. Ku s’më ka çuar. Ja, në Dubai isha. Është i martuar, po s'ka gj딅” për të vijuar më tej me një këngë ritmike që premton për t’u kthyer në një hit veror. Ndërkaq duhet thënë se në këtë këngë, Gaçe dhe McKresha interpretojnë mjaft mirë rolet e tyre! Përveç fotove të klipit, më poshtë do të gjeni edhe tekstin e kësaj kënge…

“Cash”

E, ej më duhet një makinë

Në Bllok ta kem shtëpinë

Firmatot kam fiksim unë

E, ej asgjë nuk kam problem

E jotja do të jem

Mjafton të kesh ti Cash Ca$H

Ëampi dampi dampi da

Unë në mendje kam para

Refreni

Zemër,I love you,

Do të të dua ty përjetë

Sa të kesh numrin me 20

I need you,

Zemra, ti e di të ndjej

Asnjë tjetër s`mund të gjej si ti

E, ej mësoje o viktimë

Kjo ndjenjë e ka një çmim

Ta dish o shpirti im ti

Ee, e ej për ty unë jam princeshë,

Me mua që të jesh ,

Mjafton tëe kesh ti Ca$H Ca$H

Mc.Kresha

Thonë që parja e sjell botën

Sikur topin me një gisht

Ajo s'ngopet, don veç pare

Edhe ato, paraprakisht

Me të vërtetë është bishë,

Plot vetëbesim

Krejt e trendte (e çmendur)

Prej 100% të aktrimit

0%i ka talent

Vishet shtrenjtë,

E përcjellë çka është në trend,

Rruazën e kaltër

Orën Kartier e ka mos me I ra m'sysh

Man, edhe të ka parsysh sa ke pare,

Se pastaj s'ke me u marrë më parasysh

Jane bo dhipat e sodit (janë bërë p...e sotëm)

Sikur ekipat e futbollit

Çdo një vjet t'u e ndërru sponsorin

Djali: “Kthemi paret e mija”

Vajza: “Ok, një tjetër do ta gjej”!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›