E Diel, 1 Nëntor 2026

Veton Surroi së shpejti sërish baba, me të dashurën aktore

Veton Surroi, së shpejti pritet të bëhet baba për të tretën herë. E dashura e Vetonit, aktorja Blerta Syla, është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë. Mësohet se Blerta ka mbetur shtatzënë vetëm para pak kohe. Lajmi është zbuluar në emisionin “Prive” të televizionit ‘Klan Kosova’. Lidhja e publicistit dhe ish-liderit të ORA-s, Veton Surroi me aktoren e famshme Blerta Syla, daton që nga viti 2009. Veton Surroi ka edhe dy vajza nga martesa e tij e parë. Nuk dihet nëse publicisti dhe politikani nga Kosova është divorcuar nga bashkëshortja e tij, por dihet mirë që ai është i ndarë dhe prej kohësh po shijon këtë lidhje dashurie, me një nga vajzat më simpatike të kinemasë kosovare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›