E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela Gaçe, kopjon Jonida Maliqin në modelin e flokëve

 

Aurela Gaçe dhe Jonida Maliqi, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ndërsa janë parë të dyja tre ditë më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në shoqërinë e njëra-tjetrës, me të njëjtin model flokësh, veçse njëra bjonde e tjetra brune. Ajo që kishte ndryshuar së fundi ishte Aurela, e cila kishte kthyer ngjyrën e flokëve nga bjondje në brune të theksuar, dhe po ashtu kishte bërë prerjen e njëjtë me modelin e flokëve të Jonida Maliqit, e cila ka ndryshuar “look” disa muaj më parë, duke u bërë bjonde me flokët e prera shkurt. Por nuk dihet që kjo shoqëri midis dy këngëtareve të fshehë ndonjë bashkëpunim midis tyre. Një gjë dihet mirë, që Aurela nuk e kupton dot kthimin në Tiranë pa “look” të ri. E duke nisur nga fillimi i verës dhe kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ngjyrën bjonde të flokëve, ajo bëri një ndryshim të ri, duke i prerë flokët shkurt dhe në ngjyrë të kuqe. Pas qëndrimit të gjatë prej gjashtë vitesh në Amerikë, Aurela deklaroi se tani e tutje, ardhjet e saj në Shqipëri do të bëheshin mëse të zakonshme, pasi në Shqipëri bëhet edhe shumë qejf. Dhe çdo rikthim të saj, ajo nuk mund ta kuptojë pa një ndryshim drastik në “look-un” e saj. Pas ca ditë pushimesh në Budva dhe Vlorë, ajo po përkushtohet me muzikën, ndërsa është duke u përgatitur për një dalje të re në tregun muzikor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›