E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobësia e Bleros për Ingridin

 

Kanë të njëjtin profesion dhe natyrisht duhet që të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Por Blero dhe Ingridi duket se janë me të vërtetë shumë miq. Pasi sa herë që vjen Blero në Shqipëri, për koncerte ose për qejf, mjafton të shikosh rrotull dhe do ta gjesh patjetër edhe Ingridin diku aty. Kështu ndodhi edhe para dy javësh kur Blero ishte ftuar të këndonte tek Rio në Golem. Ai po e shijonte shumë atë atmosferë pasi atë darkë këndonte edhe kolegu i tij Shpat Kasapi. Mirëpo si gjithmonë aty ndodhej edhe Ingridi. Menjëherë na u kujtuan disa foto të realizuara nga paparaci ynë disa muaj më parë gjatë inaugurimit të një pub-i. Atë natë Blero dhe Ingridi e kanë zbardhur duke kërcyer me njëri tjetrin, shpesh jo vetëm si shokë. Në mes artistësh të qënit miq mbase mund të jetë edhe në këtë formë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›