E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grid Rroji i Berishës në pritje për t’u bërë baba

 

Grid Rroji do të bëhet baba. Fëmija që pret t’i lindë në fund të muajit shtator, do të jetë një vajzë pas martesës me të dashurën kineze, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie plot 4-vjeçare. Ai ka lënë punën në kryeministri përkohësisht, që prej fillimit të gushtit dhe do të kthehet vetëm pas ardhjes në jetë të fëmijës  në Nju Jork. Duke duke patur parasysh Gridin, shumë i prirur ndaj ruajtjes së privatësisë të gjithë u intriguan, kur lexuan te “Panorama Plus” rrëfimin e tij eksklsuziv para disa muajsh, për lidhjen afatgjatë me gazetaren kineze. Për hir të së vërtetës shumë pak mund të besonin se Grid, e kishte marrë aq seriozisht sa ta finalizonte lidhjen me martesë dhe për më tepër me një fëmijë. Por mesa duket kishte qenë i sigurt, edhe pas shkëputjes nga e dashura në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, ndërsa erdhi në Tiranë për të qenë pjesë e stafit të Kryeministrisë. Pas kthimit nga Amerika, ky është udhëtimi i dytë që Grid bën drejt SHBA-së, për vendime të rëndësishme të jetës së tij. Në fund të marsit, ai bëri këtë udhëtim të gjatë ndërsa lidhi kurorë me vajzën kineze,gjë që e mbajti të fshehtë. Tashmë është duke jetuar këtë martesë në distancë me gazetaren 30 vjeçare, që sipas përshkrimit të tij është vajzë e bukur, natyrë kurioze dhe shumë e thjeshtë. Ai jetoi një lidhje dashurie me vajzën “enigmatike”, me të cilën është njohur në Nju Jork (SHBA),ndërsa ai punonte si koordinator i Marrëdhënieve me Publikun pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ajo punon ende. Historia e tyre lindi kur ishin kolegë. Ajo e njohur për gazetare e zonja, e që vinte nga një ekperiencë pune në dy kompani të mëdha mediatike “Knight-Ridder” dhe “Neë York Times”.  Pas ardhjes së Gridit në Shqipëri, ishte ajo që erdhi ta takonte në Tiranë në Dhjetorin e kaluar, ku gjatë ditëve që kaloi këtu u njoh me disa miq të afërt të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›