Aurela fton Berishën

Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka permbyllur periudhen me angazhime te përjavshme në nje klub ne Tiranë.Gjate performimeve te saj, mes njerëzve që kanë frekuentuar ka pasur edhe shumë personazhe publike.
"Jam e lumtur vërtet, që nuk ka pasur një ditë që mund të ketë qenë me pak publik, dhe për këtë i falenderoj pafund. Personazhet janë ata aty, pavarësisht personazheve të njohura që kanë ardhur tek ne. Ah, në sezonin tjetër do doja të vinte dhe Berisha, sepse kanë ardhur të gjithë përveç atij. E ftoj edhe Berishën që të vijë aty, sepse është i vetmi vend ku jam e bindur që do të kënaqet, pasi unë di të këndoj edhe këngë tropojane, megjithëse ai është shumë artdashës me sa kam vënë re. Së fundmi e pamë edhe tek Çani që e kishte plot i-pad-in me këngë, kështu që, mirë do të ishte të na e tregonte cilën këngë pëlqen, që ta mësojmë dhe t’ia këndojmë. I bëj ftesë të hapur, meqenëse gjithë të tjerët ishin... Le që, tani që e mendoj, nuk ka ardhur as Ilir Meta," ka thene ajo duke qeshur.
Ajo ka treguar se ne publik ka pasur edhe Lulzim Bashen:
"Ishte i gjithë stafi i Bashkisë në mbyllje... I kemi pasur të gjitha partitë aty, sepse ata ndjejnë që aty është gjithsecili i lirë. Ne jemi aty për të argëtuar publikun. Përtej shakasë, ata janë qytetarë të lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan." /Indeksonline/