Aurela lind vajzë
Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 12:33
Lajmi për shtatzëninë e këngëtares Aurela Gaçe ishte një surprizë e bukur për të gjithë fansat dhe adhuruesit e saj të zjarrtë.
Ndërsa në faqet e medieve të shkruara komentohej performanca e Aurelës në Festivalin Europian, një nga të përditshmet shqiptare zbulon lajmin për shtatzëninë e këngëtares së famshme.
Partneri i Aurelës mban emrin Skerdi dhe është krahu i djathtë i këngëtares në çdo sipërmarrje të saj. Gjinia e fëmijës është zbuluar: këngëtarja Gaçe do të sjellë në jetë një vajzë.
Emrin e saj e ka menduar, por e pushtuar nga supersticionet nuk dëshiron të zbulojë asgjë.