E Diel, 1 Nëntor 2026

Soni shtatzënë

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 11:31

Për këngëtaren Soni Malaj, të cilën prej kohësh nuk e shohim më në rrugët e Tiranës aq dendur, shtatzënia është stina më e bukur në jetën e saj.

“Me thënë të drejtën, barku akoma s’po duket edhe pse po hyj në muajin e katërt, siç duket ngaqë s’kam pasur fare dhe prej palestrës intensive që kam bërë duket një bark më se normal”, ka thënë këngëtarja për GSH.

“Unë jam në mbikëqyrje intensive nga mjekët këtu në Spanjë, pasi këtu ekziston një program i veçantë për gratë shtatzëna”. Ndërkohë sa i përket karrierës muzikore nga këngëtarja pritet shumë shpejt lançimi i këngës së re, të shkëputur nga albumi i fundit “Unik”, që quhet “Nën lëkurën tënde”.

Albumi ka pasur një sukses të paparë dhe kënga pritet që të kthehet në një hit veror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›