E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aurela ne naten e pare

Nje dite me pare eshte hedhur shorti per 43 vendet pjesemarrese qe do te perfaqesojne ne edicionin e 56 te Festivalit Evropian te Kenges Eurosong qe pritet te organizohet nga data 10-4 maj ne Dyseldorf te Gjermanise. Sic dihet kenga shqiptare dale si fituese nga festivali tradicional i fundvitit i RTSH eshte Kenga ime kenduar nga Aurela Gace muzike te Shpetim Saracit. Sipas shortit Gace do te ngjitet ne skene ne naten e pare te Festivalit Evropian bashke me Turqine Finlanden Armenine Zvicren Norvegjine etj.

Nje dite me pare eshte hedhur shorti per 43 vendet pjesemarrese qe do te perfaqesojne ne edicionin e 56 te Festivalit Evropian te Kenges Eurosong qe pritet te organizohet nga data 10-14 maj ne Dyseldorf te Gjermanise. Sic dihet kenga shqiptare dale si fituese nga festivali tradicional i fundvitit i RTSH eshte Kenga ime kenduar nga Aurela Gace muzike te Shpetim Saracit. Sipas shortit Gace do te ngjitet ne skene ne naten e pare te Festivalit Evropian bashke me Turqine Finlanden Armenine Zvicren Norvegjine Gjeorgjine Rusine Polonine Serbine Kroacine Azerbajxhanin Lituanine Hungarine Malten San Marinon Islanden Portugaline dhe Greqine. Kurse ne naten e dyte gjysmefinale te 12 majit perpara jurise do te dalin Holanda Bosnje-Hercegovina Ukraina Qiproja e Jugut Austria Suedia Belgjika Sllovakia Moldavia Izraeli Maqedonia Danimarka Bjellorusia Letonia Bullgaria Estonia Rumania Sllovenia dhe Irlanda. Kete vit ne edicionin e 56-te te Eurovizionit do te marrin pjese edhe Italia Austria dhe San Marino vende te cilat pothuaj e kishin injoruar Eurovizionin qe nga koha e lulezimit te saj. Pas eliminimeve ne mbremjen finale per vendin e pare do te konkurrojne gjithsej 25 vende. Fituesja shqiptare Gace eshte percjelle nga mediat me shume debate per shkak te hijes se dyshimit qe kenga mund te jete paracaktuar per te fituar. Kandidatet pretendente te forte kane qene cifti Alban Skenderi dhe Mirjam Cami te cilet nuk kane hezituar te hapen dhe ne media per te shprehur opinionin e tyre ne lidhje me vleresimin e Gaces. Ne fakt sikur te ishte parandier Gace nuk ka pranuar te prononcohet per mediat para se te dilte ne skene dhe ka qene e rrethuar gjithe kohen nga hije misteri. Ndonese neper korridoret e TVSH-se flitej se ishte kenga fituese duke pasur parasysh se pas saj ishte kompozitori Shpetim Saraci i vetmi nder shoket e tij qe nuk e kishte prekur akoma skenen e Eurosong. Shpesh ne keto vite qyshkur eshte pranuar zyrtarisht pjesemarrja e Shqiperise ne Festivalin Evropian kompozitoret ku ka qarkulluar trofeu dhe udhetimi drejt Eurosong kane qene ata te patundshmit e RTSH si Adrian Hila Edmond Zhulali Ardit Gjebrea dhe ja ku fiton edhe Shpetim Saraci. Cuditerisht lufta e ketij edicioni ne RTSH ka qene fare e hapur. Nga nje ane zerat flasin sikur cmimi i ishte premtuar Alban Skenderajt dhe Mirjamit qe e kane kompozuar vete kengen dhe zhgenjimi i tyre thuhet se pikerisht per kete ndodhi. Por nga ana tjeter dihej se hyrja ne konkurrim e Saracit ia bente te sigurt rrugen per ne Eursong. Gjithsesi pas gjithe kesaj zhurme qe nuk eshte hera e pare qe ndodh ne kete festival kenga e Gaces eshte nje himn per kengen si duket e kompozuar e shkruar enkas si dedikim per kengetaren qe rreket prej vitesh te hyje ne seren e legjendave te muzikes se lehte shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›