E Diel, 1 Nëntor 2026

Oficeri i policise i dorezon Berishes flamurin kombetar

Flamuri kombetar u perdor si mjet dhune nga protestuesit gjate demonstrates se 21 janarit ndaj forcave te Policise se Shtetit

Zoti Kryeminister kam nderin tju jap flamurin kombetar shqiptar. Per kete flamur jemi betuar. Ky flamur do te me jape force per ta mbajtur e ruajtur. Duke pasur ate flamur ... bashke me shoket do te na jepte edhe me kuraje per te qendruar sa me shume perballe turmave. Ju faleminderit Me keto fjale prekese vec te tjerash oficeri i Policise se Shtetit prane repartit 712 te FNSH-se Amaraldo Yzeiri i ka dorezuar nje dite me pare Kryeministrit te vendit z. Sali Berisha flamurin kombetar kuqezi te perdhosur e perdorur si mjet godites ndaj policise nga demonstruesit e 21 janarit. Ne prani edhe te mediave oficeri Yzeiri ish-anetar i kontingjentit te pare paqeruajtes ne Irak eshte pritur ne nje takim ne zyren e Kryeministrit te vendit i cili e ka pergezuar dhe shprehur mirenjohje ndaj aktit te treguar.

Gjate fjales se tij mirenjohese per aktin e treguar Kryeministri Berisha eshte shprehur mes te tjerash Oficeri i policise Amaraldo Yzeiri ish-anetar i njesive tona ushtarake qe luftuan ne Irak i cili u be simboli me i shkelqyer i mbrojtesve te rendit kushtetues mbrojtesve te institucioneve kushtetuese te vendit. Ne nje moment te caktuar nje horr rrugac e bandit qe flamurin kombetar e kishte per lecke ia verviti tek kembet. Amaraldo krahas mburojes u ul mori flamurin dhe ju i keni pare te gjitha pamjet jashtezakonisht emocionuese. Flamuri i kombit nuk mund te ishte kurre as per Amaraldon dhe per asnje shqiptar nje lecke qe te flakej ne rruge.

Ndersa shtoi Flamuri i kombit shqiptar eshte flamuri me i bukur por eshte edhe flamuri kombetar shteteror me i vjeter ne Evrope eshte flamuri kombetar ne te cilin prehen martiret e ketij kombi nga koha e Skenderbeut gjer me sot eshte flamuri ne te cilin prehen te gjithe ata qe kane luftuar dhe rene per liri e dinjitet njerezor flamuri ku prehen luftetaret e lirise qe cliruan Kosoven me Aleancen e Atlantikut te Veriut eshte flamuri qe ne dallim nga kombe te tjera edhe himnin e kombit e ka te qendisur rreth tij dhe betimin solemn e ka mbi te.

Nderkohe gjate momentit te dorezimit te flamurit oficeri Izeiri eshte drejtuar me keto fjalen Zoti Kryeminister kam nderin tju jap flamurin kombetar shqiptar. Per kete flamur jemi betuar. Une personalisht e kam per nder sepse e kam perfaqesuar edhe ne Irak ne kontingjentin e pare dhe ia di vlerat. Sinqerisht ate dite kur e pashe qe e hodhen para kembeve te mia thashe me kete e gjeten te gjuanin Sinqerisht edhe u preka por besova se ky flamur do te me jape edhe force per ta mbajtur e ruajtur dhe te kuptoja vetvetiu edhe per shoket qe duke pasur ate flamur do te na jepte edhe me kuraje per te qendruar sa me shume perballe turmave. Ju faleminderit

Flamuri i dorezuar Kryeministrit te vendit z. Sali Berisha nga oficeri i Forcave te Nderhyrjes se Shpejte Amaraldo Yzeiri eshte pare edhe ne videot filmike te transmetuara ne cdo televizion qe u perdor si mjet dhune nga protestues te dhunshem gjate demonstrates se 21 janarit ndaj forcave te Policise se Shtetit qe ndodheshin ne sherbim ne mbrojtje te godines se Kryeministrise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›