Haydn, Chopin dhe Debussy në Akademinë e Arteve
Në vazhdim të stinës koncertore të studentëve të Akademisë së Arteve, pianistja e re Silvana Skënderi do të japë sot një koncert recital në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë, ditën e mërkure. Silvana Skënderi do të luajë grand sonatën e Josepf Haydn, sonatën Nr. 2, op. 35, grave-doppio movimento, scherzo, marche funebre dhe finale-presto nga Frederic Chopin, suite bergamasque, prelud, minuet, clair de lune dhe passapied nga Claude Debusy. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të stinës koncertore në Qytetin e Arteve, projekt ky i iniciuar që vitin e kaluar nga Akademia e Arteve.