"Si i shpetuan dhunes ne Puke"
Ekipi i Kastriotit, pas dhunes qe shpertheu ne Puke, qendroi gati dy ore ne ambientet e klubit, derisa mberriten Forca te Nderhyrjes se Shpejte nga Shkodra, per t'i marre ne mbrojtje. Nen shoqerimin e tyre, lojtaret dhe stafi drejtues jane larguar, me shijen e hidhur te nje takimi futbolli, qe u shnderrua ne fund ne nje arene "gladiatoresh". Pas mberritjes ne Kruje, futbollistet e Kastriotit jane shprehur te indinjuar, duke theksuar se gjate momentit te trazirave mund te ishin edhe ata "viktima" te dhunes, por i kane mbrojtur lojtaret e Terbunit, per te mos rene pre e dhunes. Policia vendase eshte shfaqur e pafuqishme, duke mos reaguar per te ndalur dhunen masive, karshi gjyqtareve te ndeshjes. Nje turme e irrituar, qe pretendonte se gjykimi ishte i njeanshem, eshte nisur dhe ka sulmues ne fund te ndeshjes treshen e gjyqtareve, per shkak se eshte anuluar nje gol per vendasit. Lojtaret miq nuk kane rene pre e dhunes. Gjyqtari kryesor Mentor Sopjani perfundoi, pas goditjeve, ne spitalin e ketij qyteti ku ndodhet akoma i shtruar. Pas ndeshjes mesohet se nje pjese e tifozeve qe shkaktuan trazirat ne fushe, jane arrestuar nga ana e policise.
Denimi
Presidenti i Shoqates se Gjyqtareve, Tahir Kastrati denoi dhunen e dy diteve me pare ne Puke. "Dhuna eshte e papranueshme. Klubet jane hallka me e dobet e futbollit tone, sepse dhunimi i gjyqtarit, sjell humbje edhe per vete klubet." Rastet e javes se fundit jane percjelle me shqetesim nga gjyqtaret shqiptare.