E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ne krize te plote, Ronaldinjo nder me te deshtuarit

Kriza e Milanit eshte deklaruar zyrtarisht pas humbjes se fundit me Sampdorian. Shume prej tifozeve nuk po arrije te kuptojme motivet qe kane cuar ne kete gjendje, ku rezultat zhgenjyese vazhdojne te regjistrohen nga java ne jave. Pas eliminimit nga Kupa UEFA, klubi deklaroi se duhet gjetur nje zgjidhje e menjehershme qe Milanit te rikthehet rezultateve pozitive. Posti i Karlo Ancelotit nuk eshte lekundur, te pakten deri ne fund te sezonit deklarohet se do trajneri do te jete i palevizshem. Gjithsesi, humbja e fundit ka sjelle kritika te ashpra per kuqezinjte, qe rrezikojne tashme edhe vendin e terte. Nje gje e tille do te sillte nje deshtim edhe me te madh, sepse ne rast se Milan nuk do te marre pjese ne "Champions", ekipin e pret nje furtune e forte ne fund te kampionatit. Aktualisht Milani pershkruhet ne krize. Nje krize qe per Milanin justifikohet me demtimet e shumta, mes te cileve eshte edhe Kaka. Administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani ka ftuar drejtuesit e klubit, Braida dhe Leonardo, per te diskutuar ne lidhje me ecurine e fundit te ekipit. Para ndeshjes me Atalanten pritet te merren masat e duhura, qe Milani te rikthehet tek fitorja e munguar, c'ka ka sjelle irritimin e tifozeve me skuadren e tyre.

Ronaldinjo

Ne listen e 10 lojtareve me te deshtuar te ketij sezoni eshte edhe Ronaldinjo. Sipas gazetes angleze "The Sun", mes lojtareve, me paraqitjet me te shemtuara, pas nderrimit te nje ekipi ku kane lene gjurme, nder emrat e njohur jane braziliani i Milanit, Ronaldinjo dhe holandezi i Liverpulit, Di Kait. Ronaldinjo, fitues i Topit te arte dhe nje nder lojtaret me te mire gjate viteve te fundit me Barcalonen, me te cilen fitoi edhe "Champions", pas largimit, nuk e ka gjetur vetveten ne radhet e Milanit. Braziliani i kuqezinjve, ne disa ndeshje, ka perfunduar ne stolin e rezervave.

Lista e 10 lojtareve me te deshtuar:

10. David Hopkin (ish lojtar i Lids dhe Kristal Palece)

9. Robert Prosineci (ish lojtar i Cercena Zvedsdes - kur eshte shpallur kampion evrope, Barcelona dhe Real Madrid)

8. Peter Beardsli (ish lojtar i Liverpul dhe Njukasellit)

7. Robert Earnshou (aktualisht luan me Notingem Forest)

6. Trifon Ivanov (ish lojtar i Rapid Vienes dhe Betis)

5. Steve Ogrizovic (ish portier i Koventri Siti)

4. Ronaldinjo

3. Dirk Kait

2. Luke Kadvik (Aktivizohet me Noruic)

1. Iain Dovie (ish lojtar i Saothempton)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›