E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austrada Tiranë-Elbasan, Berisha inaguron sot tunelin e Krrabës

Kryeministri Berisha inaguron sot hapjen e tunelit të Krrabës, një segment i rëndësishëm i autostradës Tiranë-Elbasan, e cilësuar pas rrugës së kombit, si vepra e dytë më e madhe publike në vend.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit të 8-të, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Krrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milionë dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim.

Tuneli me gjatësi 2,5 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Punimet cilësore, të realizuara sipas parametrave më bashkohore, e rendisin këtë vepër me dinjitet përkrah infrastrukturave më moderne evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›