Bulqizë, rrëzohet nga ashensori, vdes minatori 50-vjeçar
Shënohet viktima e radhës në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku minatori 50-vjeçar Bujar Suroqi ka humbur jetën aksidentalisht pasi u rrëzua aksidentalisht nga ashensori që transporton minatorët në galeritë e minierës.
Trupi i pajetë i minatorit është nxjerrë nga galeria ndërsa nga policia është ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Vitet e fundit miniera e Bulqizës ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë ka qenë shqetësimi kryesor i minatorëve, të cilët disa herë kanë organizuar protesta, që janë kulmuar edhe në greva urie.