E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, 40 shtëpi të shkatërruara nga zjarret

Zjarret e rëna në pjesën perëndimore të Australisë gjatë orëve të fundit, kanë provokuar dëme të mëdha materiale dhe llogaritet se kanë shkatërruar rreth 40 shtëpi e kanë shkrumbuar rreth 8 mijë hektarë tokë. Vatrat e zjarrit janë regjistruar rreth 85 km ne verilindje të Perth, në Australinë Perëndimore. Ai pasojë e kësaj gjendjeje, të paktën tre zjarrfikës janë plagosur në përpjekje për të shuar vatrat. Për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, janë aktivizuar qindra zjarrfikës dhe katër helikopterë që transportojnë ujië. Autoritetet saktësojnë se kanë paralajmëruar banorët që të braktisin shtëpitë e tyre në zonat ku rrezikshmëria është më e madhe dhe të zhvendosen diku tjetër. Zjarret nisën të shtohen gjatë pasdites të së martës. Gjithashtu një vatër zjarri ka dale jashtë kontrollit në Badgingarra , në veri të Perth. Gjatë natës ekipet e shpëtimit janë munduar të evakuojnë të gjithë zonën dhe një pjesë e banorëve janë strehuar në qendrat komunitare te emergjencave. Autoritetet dhe ekipet e specializuara po bëjnë të pamundurën për të përmirësuar situatën dhe për të evituar përhapjen e metejshme të zjarreve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›