Australi, 84 të vdekur nga zjarri
Melburn -Ka arritur në 84 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri më i madh në Australi, duke e bërë atë zjarrin më vdekjeprurës në historinë e komitentit. Zjarri përfshiu mbrëmë disa qytete në lindje të Melburnit duke shkaktuar vdekjen e personave që ndodheshin në makinat e tyre, të cilët po përpiqeshin të largoheshin, si dhe të atyre që ndodheshin nëpër shtëpi. Qindra shtëpi janë shkatërruar.
Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë për të shuar zjarrin në Viktoria dhe në shtetin Uelsi i Ri Jugor. Tragjedia më e madhe e shkaktuar nga zjarri ka qenë në vitin 1983 kur humbën jetën 75 njerëz në zjarrin e "Ash Wednesday".